U nis për kurim falë shqiptarëve bamirës… Një lutje për Melisën, vogëlushen 4 vjeçare nga Kosova

Melisa, 4 vjeçarja nga Kosova e prekur nga një sëmundje e rrallë, tanimë ndodhet e shtruar në spitalin Bambino Gesu në Italinë fqinje.

Ishin shqiptarët zemërmirë ata që e bënë realitet ëndrrën e prindërve të Melisës së vogël, që e bija e tyre të dërgohej për kurim të specializuar në një prej spitaleve më të mira për fëmijë në Europë.

Melisa tanimë është hospitalizuar dhe neve nuk na mbetet veçse të lutemi që vogëlushja të shërohet plotësisht dhe të rikthehet sa më parë në mesin e familjes së saj.