U përfshi në aksidentin me 6 të lënduar, ndërron jetë dy ditë më pas mësuesi në Librazhd

Ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra Tahir Bici, një ndër 6 personat e plagosur dy ditë më parë në një aksident rrugor në afërsi të Prrenjasit.

I ndjeri ishte mësues në një shkollë në rrethin e Librazhdit.

“E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mesuesit Tahir Bici. Koleg, mesues, bashkeshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri do te mbahet mend si mesuesi fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.”-shkroi përmes një njoftimi në rrjetin social, zyra arsimore e Prrenjasit.