U rrëzua nga skela e pallatit në ndërtim në Kamëz, ndërron jetë në spital 33 vjeçari

Ka ndërruar jetë pak ditë pas aksidentit në punë një 33 vjeçar i quajtur Ibrahim Shata.

I riu me origjinë nga Librazhdi, po punonte në një kantier ndërtimi në Kamëz, kur u rrëzua nga skela në rrethana të paqarta. Shata u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi më 3 shtator. Një ditë më vonë administratori i firmës, shtetasi 47 vjeçar me inicialet Q.D, u arrestua nga policia nën akuzën e “Shkeljes së rregulave të mbrojtjes në punë”.