U shpall e humbur disa ditë më parë, gjendet e pajetë gruaja nga Kolonja

Një grua 49 vjeçe e cila ishte shpallur e humbur nga familjarët që prej datës 20 maj, është gjetur e pajetë këtë të mërkurë.

Ngjarja e trishtë ka ndodhur në Kolonjë, ndërsa e ndjera quhet Mimoza K. Mimoza ishte larguar nga banesa dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i të ndjerës është zbuluar në fshatin Goxhdarazhd, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së gruas