U shpall i zhdukur, momenti kur ekipi kërkim-shpëtimit nxjerr nga gropa të moshuarin në Kosovë

Një 84 vjeçar i quajtur Sinan Duli, i raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij, u gjet dhe shpëtua nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

I moshuari kishte rënë në një gropë në lagjen ‘Kolovica’ në Prishtinë. Mungesa e tij alarmoi familjarët, ndërsa pas kërkimeve 84 vjeçari u gjet dhe u shpëtua. Mandej Duli është dërguar në QKUK.