Ulqin: Autobusi linjës Shqipëri- Itali përfshihet në aksident

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ulqin të Malit të Zi. Në aksident është përfshirë një autobus i linjës Shqipëri- Itali i cili po kthehej drejt atdheut, me destinacion përfundimtar Durrësin.

Shoferi dyshohet të ketë humbur kontrollin e automjetit për shkak të lodhjes në timon.Autobusi ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht asnjë prej 10 pasagjerëve nuk ka marrë lëndime. Pasagjerët, të gjithë shtetas shqiptarë, u transportuan me një tjetër autobus të linjës.