“Unë e mora tek Madhështia Ime” Historia e Profetit Isa alejhi selam: Mrekullitë e Pejgamberit të Zotit

Në këtë episod të emisionit “Histori të Profetëvë në Kur’an” ndalemi sërish tek historia e Pejgamberit Isa alejhi selam (Jezusit). Elvisi ndalet dhe rrëfen se përshkrimin që është bërë në Kur’anin Famëlartë për veprat e mëdha të të Dërguarit të Zotit, Profetit Isa.

Elvisi: Ngjarjet për të cilat flasim kanë ndodhur mbi 2 mijë vite më parë. Profeti ynë e ka përshkruar Isain. Isai kishte një mirësi në pamjen e tij. Tani, shtoji kësaj, një moral, një sjellje, një butësi e tolerancë që ai e kishte pjesë të karakterit. Tani, shtoji kësaj mrekullitë e mëdhaja që Zoti i Gjithësisë i dha…

Pra, ishte një person që e doje shumë, dashuroheshe me të, njëlloj si Pejgamberi ynë.

Në Kur’an thuhet… “Po të dërgoj tek benisrailët”

Po kush janë benisrailët? Israili kush është? Ai është Jakupi. Israil do të thotë udhëtar i natës. Çfarë bënte Jakupi? Jakupi udhëtonte natën për të parë yjet në qiell. Këtë e bënte Jakupi shumë e ndaj u quajt Israil, udhëtar i natës. Bijtë e Jakupit janë 12 fëmijët e tij, njëri prej tyre Jusufi, Benjamni, etj.

Në Kur’an thuhet po ashtu… “Po të dërgoj tek benisrailët dhe po të jap fuqi me  lejen time”

Pra jo ai me forcën e tij, sepse Isai ishte njeri si të gjithë të tjerët. Zoti i dha mrekullitë

E para, një person që ishte i verbër. Sapo e prekte tek sytë Isai, atij i vinte shikimi. Një person me lebrozë, një sëmundje e lëkurës që ishte e shumtë në atë kohë. Sa e prekte Isai atë, i sëmuri shërohej.

Këto, thotë Zoti i Gjithësisë, ti jap si argumente që njerëzit të kuptojnë Fuqinë time. Isa u thoshte njerëzve, unë të shëroj, ti po shikon, Zoti ma ka dhënë këtë fuqi. Njerëzit kërkonin më shumë mrekulli dhe e dyshonin, nxirrnin pretendime… derisa njëri, në një tufë të madhe njeëzish doli përpara dhe i tha Isait… “o i Dërguari i Zotit, vajzën e kam shumë të sëmurë…”

Isai alejhi selam i tha… “Duro pak, vajza jote do të shërohet” Dhe mbasi vijoi predikimin, njerëzit nuk e linin. Në kohën që u vonua, një familjar i atij personit erdhi dhe u tregoi se vajza e vogël ndërroi jetë.

Njerëzit mbetën. Një Pejgamber u kishte thënë se do të shërohej…familjari filloi të qajë dhe iu drejtua Isait alejhi selam.

“O i Dërguari i Zotit, vajza më vdiq”

“Jo! Ajo është e fjetur…” iu përgjigj Isai.

Ai la çdo punë dhe u nis drejt shtëpisë. Para se të hyjë në derë, dolën familjarët duke qarë. Isai shkoi tek shtrati i vajzës dhe i tha… “Çohu”

Vajza hapi sytë. Isai alejhi selam e mori në krahë vajzën dhe doli jashtë. Tha këto fjalë… “Zoti ma dha fuqinë që ky fëmijë i vogël të vinte sërish në jetë”

Po pse, për të ngjallur të vdekurit? Me ngjall të vdekurit, që ne të kuptojmë… a ka më të bukur se jeta? Pse është kaq e vështirë vdekja? Sepse jeta është e bukur. Pse është kaq e hidhur sëmundja? Sepse është shumë i bukur shëndeti…

Zoti nëpërmjet Pejgamberit Isa, gjënë më të frikshme, vdekjen, ai e ringjalli. Isai ka ringjallur disa, për të treguar fuqinë dhe pushtetin absolut të Zotit të Gjithësisë.

Isai alejhi selam, nuk ka patur një shtëpi ku të qëndronte. Kur vinte nata, gjente një vend dhe flinte aty. Ka qenë shumë i thjeshtë. Edhe në Bibël thuhet një pasazh “Kur të godasin në njërën faqe, ktheji faqen tjetër”.

Çfarë është kjo? Ky është kulmi i mirësisë, etikës, kulturës, tolerancës e dashurisë.

Çfarë ndodhi një gjë, që do t’ju çudisë? Ata që ishin të verbër, panë. Ata që ishin me lebrozë, u shëruan. Ata që ishin, një pjesë në ato raste që pati, të vdekur, ata u ringjallën. Shtrohet pyetja?  A besuan të gjithë?

Jo. Krerët e fesë hebraike e sulmuan, sepse iu prishën interesat. Ai desh t’i çlirojë njerëzit nga prangat që i kishin vendosur fetarët dogmatikë. Romakët e sulmuan… Megjithëse i bëri këto mrekulli, ata (romakët) vendosën ta vrasin.

Tani, lind një pyetje, si shpjegohet, të ngjallësh të vdekurin, të shërosh të verbrin, ideja është… si mund të mos besosh?

Po! Nuk ka asgjë! Sepse, ja po e themi drejt këtu, unë nuk dua të shoh njeri që të ringjallet këtu. Është një i verbër atje, dhe do të shikojë, e kanë në projekt Elon Musk e të tjerë ta bëjnë. Kjo është diçka e vogël fare.

Ai, që nuk beson kur ballafaqohet me Universin, nuk i vlen më asgjë. Nuk dua të shikoj një person që po ngjallet. Kur unë dua besimin, shikoj Diellin, shikoj yjet, me miliarda. Vetëm galaktika jonë, na ka thënë shkenca, ka 400 miliardë yje. Pra 400 miliardë argumente nga Zoti që ne të besojmë. Kjo është sërish zero, sepse shkenca sot na thotë se galatika si e jona, me 400 miliardë yjë, ka miliarda galaktika të tjera. Ekulibrat e këtyre yjeve, forca e tërheqjes, gravitetit. Çdo gjë në këtë Univers është e gjallë tek ai që do të besojë.

Për t’u rikthyer tek historia e Isait. Ata thanë do ta vrasim. Çfarë thuhet në Kur’an…

“Atyre nuk u dhashë shans as ta vrasin, as ta kryqëzojnë… unë e mora atë tek Madhështia Ime”