“Unë jam 70 e kusur vjeç, ai është 2 metra” Babai i Elia Zaharias thotë se nuk e ka qëlluar princin Leka

Këtë të mërkurë në media u bë publik lajmi se princi Leka ka bërë një denoncim në adresë të ish- vjehrrit të tij Gjergji Leka, me pretendimin se ky i fundit e ka qëlluar fizikisht ditën e djeshme (5 mars) gjatë kohës që Leka ka shkuar të takojë të bijën 3 vjeçe.

Në lidhje me rastin ka reaguar dhe Gjergji Zaharia, i cili thotë se nuk është e vërtetë që ai ka goditur ish bashkëshortin e të bijës. Madje Gjergji Zaharia ka shtuar se dhunuesi ka qenë vetë Leka, i cili sipas tij e ka ofenduar me gjuhë të ashpër.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë.”