Në Histori të Profetëve në Kur’an, ndalemi tek një prej 5 figurave më të mëdha të pejgamberllëkut në Kur’anin famëlartë. Isa njihet në Librin e Shenjtë musliman si një prej 5 të dërguarve më të rëndësishëm të Krijuesit.
Elvisi ndalet fillimisht tek momenti kur Krijuesi i Gjithësisë i jep Isait alejhi selam aftësinë për të folur që fëmijë, ndërsa e para fjali që thotë Isai është… “Unë jam rob i Zotit”
Elvisi: Fëmija (foshnja) në natyrshmërinë e tij nuk flet, por ne po flasim për Isain, dhe bota ka njohur pak si ai. Zoti i Gjithësisë i ka zgjedhur Pejgamberët e vet. Isai apo Jezusi, është ndoshta nga Profetët e veçantë, që Zoti i ka dhënë mrekulli shumë. Këto bënë që njerëzit që nuk e njohën mirë qëllimin e emisionin, i dhanë atij konotacion hyjnor.
Të gjitha mrekullitë që Isai bënte, i bënte me Lejen e Zotit dhe me ndihmën e Xhebrail Eminit.
Gjëja e parë që ai ka thënë ka qenë… “Unë jam rob i Zotit”. Më pas ka thënë “Zoti do të më japë Ungjinin dhe do të më bëjë Pejgamber”. Së fundmi, Isai alejhi selam ka thënë që “Zoti më ka urdhëruar të fal namaz dhe të jap zekat”
-Të shumta kanë qenë cytjet që i janë bërë Isait nga ana e Shejtanit…
Elvisi: Do të shkëpus nga Bibla (gjë e cila tregohet dhe në Tefsiret) një pjesë ku tregohet që Shejtani takon Jezusin, në një mal… Shejtani i kërkon “vetëm një përulje” në këmbin të të gjitha pasurive të botës. Isai alejhi selam i thotë… “A nuk e di ti që sexhdja i bëhet vetëm Zotit të Gjithësisë?”
Shejtani i thotë… “Pse kush kujton se je ti?”
“Pejgamber i Zotit”- i përgjigjet Isai.
“Nëse je Pejgamber i Zotit, hidhu nga ky mal dhe ëngjëjt do të të presin ty”- i thotë Shejtani.
“Zoti na sprovon neve, jo ne Zotin”-i përgjigjet Isai a.s
Shejtani nuk e mundit dot Isain, por i tha… “Unë do të mundohem t’i mbush mendjen njerëzve që ti nuk ke qenë njeri normal, por me cilësi hyjnore”.
Zoti, nëse neve nga krijesat e veta e evidentojnë dikënd duke thënë se mund të jetë zot, Ai (Zoti) nuk e fal kurrë këtë mëkat. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe njerëzit nuk duhet t’i madhërojmë asnjëherë.
Të shumta kanë qenë mrekullitë që ka bërë ky profet…
Elvisi: Ne thamë që Isai e luftoi botën me dashuri. I dha leksion botës në rrugën e tolerancës. Tregoi që njeriu është krijesë e lartë, i butë, i mençur. Njëherë, ai ishte me disa njerëz. Vjen një grua e cila deri para ardhjes së Pejgamberit kishte bërë gabime. E njihnin si imorale. Ajo kishte marrë një parfum me vete dhe kishe dëshirë t’ja dhuronte të Dërguarit të Zotit. Njerëzit kur e panë, pyetën me vete “çdo kjo këtu?”.
Ai (Isai) ka qenë shumë i mençur dhe u ka thënë të pranishmëve… “Do t’ju bëj një pyetje. Ishin dy persona dhe kishin marrë borxh tek një person. Njëri 10 e tjetri 1 mijë. Personi tek i cili kishin marrë borxh ua fali të dyve borxhin… kush u kënaq më shumë, ai që kishte një mijë borxh apo ai që kishte 10?
Njëzëri të gjithë i thanë, “ai që kishte borxh 1 mijë…
Në këtë moment Isai alejhi selam u thotë… “Atëherë mos u çudisni, sepse edhe kjo grua është më e lumtura sot midis nesh, sepse ajo ka patur disa gabime më shumë sesa ju, por Zoti ia fali dhe ajo sot është më e lumtur”.
Isai kudo që ishte, gjithmonë fliste për të madhin Zot. Thoshte përherë fjalë të mira. Edhe të këqinjtë i luftonte me tolerancë e me butësi.
Elvisi na tregon dhe dy momente të veçanta që tregojnë mbi natyrën e Profetit Isa