Për 7 ditë me radhë, ky baba pa të birin 2 vjeçar në koma… shpirti i tij dhe i të shoqes e dinë vuajtjen të cilën ata provuan, kur nuk mundeshin dot të bënin asgjë veçse t’i luteshin të madhit Zot që Arnisi i tyre të rikthehej.
E falë Zotit, teksa dëgjonte thirrjet e nënës, Arnisi i hapi sytë.
Por vogëlushi ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndeësore. Veshkat e Arnisit janë dëmtuar dhe vogëlushi qëndron në dializë.
Në një rrëfim të ndjerë, babai i vogëlushit tregon mes lotësh se ka bërë gjithçka ka patur mundësi, por ai nuk mundet dot të dërgojë për kurim evladin jashtë shtetit.
Abdyl: Kam dy fëmijë. Djalin e kam sëmurë prej veshkave. Kushte nuk kemi me shnosh djalin. Kush mundet të më ndihmojë mir asht… unë po punoj ku të gjej, mundësi nuk kam. Punoj ndërtim. Ka ditë që ka punë, ka di që mbetem pa punë. Inshalla Zoti kërrkënd mos e sprovoftë si unë… ç’ka me bo, jam mundu sa kam mujt, tash s’muj mo. Unë po e lus Zotin, veç njëherë me u çu, veç me u shëru djali. Zotin e lus, të shërohet djali. Gjendja e tij është shumë e keqe. Shpresa nuk ka, veç jashtë vendit me e dërgu, por unë nuk i kam kushtet.