Afro 2 miliardë muslimanë në botë po mbajnë agjërim në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit. Por ka syresh plot persona që besojnë se agjërimi është veçse një urdhër që buron nga religjioni. Thuajse të gjithë ne njohim njerëz që e dyshojnë mirësinë e agjërimit… edhe pse shkenca vetë, afirmon tanimë me siguri të plotë se agjërimi i Ramazanit, është perfekt për shëndetin e njeriut.
Në episodin e dytë të podcastit, Elvisi shpjegon se Krijuesi i Botëve ka urdhëruar agjërimin për të mirën e njerëzve dhe se me ngritjen e shkencës, vetë njeriu e ka provuar këtë fakt.
Mu kujtua një mik që më thoshte… pse të agjëroj, unë nuk e kuptoj këtë Zot që të lë pa bukë. Vitin e ardhshëm e takova dhe pashë që kishte nisur agjërimin. E pyeta po ti? Më tha jam me të njëjtën mendje, nuk besoj, por kam folur me mjekët që më kanë thënë se agjërimi 30 dit është perfekt për shëndetin e njeriut.
Elvisi: Ai ka këndvështrimin e tij, ka të drejtën e vet. Ne e shohim në këndvështrim tjetër. Ai Zot që ka urdhëruar agjërimin, e paska urdhëruar për të mirën tonë si të gjitha ligjet që ai urdhëron për njerëzit. Se nëse sot është zbuluar që agjërimi në muaj Ramazani është dieta perfekte, është operacioni pa bisturi, kjo na tregon se Zoti ka dashur të mirën e njerëzimit. Sot shkencëtarët e zbulojnë.
Në 11 muaj njëlloj sikur veset na mbizotërojnë, ashtu edhe ushqimi të shkatërron. Pse nuk është sot një nga sëmundjet më të mëdhaja obeziteti?!