Vajza e Donald Trump flet për projektin në ishullin e Sazanit

E ftuar në podcastin e njohur me autor Lex Fridman, vajza e ish- Presidentit Trump, Ivanka Trump, ka folur për projektin e ngritjes së një resorti luksoz në ishullin e Sazanit në Shqipëri, një projekt i cili u bë publik disa muaj më parë në median amerikane.

Ivanka Trump tha se është duke punuar me të shoqin (Jared Kushner) për të realizuar projektin që do të zërë një sipërfqe prej 1400 hektarësh. Gjatë intervistës, Ivanka Trump tha se resorti do të drejtohet nga marka ‘Aman’ ndërsa ushqimi do të shërbehet nga ‘Carbone’, pjesë e Major Food Group.

 “Aman do të operojë hotelin me vila për ne. Do të kemi menynë e famshme dhe luksoze Carbone për ushqimin dhe pijet që do ofrohen aty. Por është e mahnitshme të bashkosh të gjithë këtë talent. Vizatimet konceptuale duken shumë moderne, por do t’i bëjmë të jenë në harmoni për sa i përket kontekstit të bimësisë dhe terrenit që ekziston.”

Ndiqeni këtu momentin kur Ivanka Trump thotë se po punon për projektin dhe cilët janë bashkëpunëtorët