Vajza shqiptare tenton ‘goditjen’ në Milano: Kapet duke ikur me rroba e çanta 7 mijë euro

“Arratisje e dështuar”

Kështu shkruan media italiane në lidhje me një 25 vjeçare shqiptare, e cila është kapur me ‘presh në duar’ në dalje të një qendre tregtare të njohur në Milano.

E reja është ndaluar pasi kishte vjedhur në një dyqan, mallra (rroba e çanta) me vlerë 7 mijë euro.

Alarmi ra rreth orës 17:00 të pasdites, ndërsa ekipi i sigurimit në qendrën tregtare ‘Rinascente’ e kapi vajzën në orvatje për të dalë nga godina. Vajza ka pranuar vjedhjen dhe nuk ka bërë rezistencë.

25 vjeçarja më tutje është marrë nga policia, e cila pritet të akuzohet për veprën e vjedhjes.