Vau i Dejës: 24 vjeçarja rreh bashkëshortin

Një rast i pazakontë ka ndodhur në fshatin Pistull në Vaun e Dejës, ku një 24 vjeçare është proceduar në gjendje të lirë nga policia.

Këta të fundit njoftojnë se e reja dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

“Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. J., 24 vjeçe, banuese në fshatin Pistull, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.