Vau i Dejës, 34 vjeçari rreh nënën e babain… shkatërron dhe orenditë shtëpiake

Një 34 vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij si dhe ka dëmtuar një sërë orendish shtëpiake. Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur edhe një sasi kanabisi të riut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin N. P., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit N. P., një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme”-njoftuan autoritetet.