Një sëmundje e rrallë në mushkëritë e saj të brishta, ia mori vajzën nga krahët kësaj nëne. Vajza që priti për shumë vite, shkoi në inkubator dhe më tutje në reanimacion. 52 ditë e netë më vonë, kjo nënë qëndron palëvizur, me duart përreth këtij cilindri xhami, që ruan kokën dhe kraharorin e sëmurë të të bijës, Sierës.
Të dhimbshme fjalët e saj e momenti kur i duhet të pranojë me gojën e vet, se Siera e saj, nuk do të mund të jetojë dot gjatë, nëse nuk dërgohet për kurim jashtë shtetit.
Me duart lidhur cilindrit të xhamit, kjo nënë ende nuk ka patur mundësinë ta mbajë në krahë vajzën, ta mbulojë në puthje. Për 52 ditë, ajo është mjaftuar duke i ledhatuar këmbët, duke ia puthur ato.
Siera ka nevojë për kurim të specializuar dhe sa më të shpejtë.