Valentina së bashku me tre fëmijët e saj jeton në një banesë të kthyer në rrënojë… kryefamiljari që do ta kthente rrënojën në një shtëpi të ngrohtë, sot nuk jeton më. Valentina ka mbetur fillikat, me tre fëmijë të vegjël.
“Quhem Valentina Kola. Jetoj në Torovicë. Bashkëshorti ka vdekur. Ikur me shumë dhimbje nga kjo jetë. Shumë e vështira ka qenë jeta… kam frikë se shtëpia po na zë brenda. Veç Zoti e di sesa frikë kam për fëmijët.”-thotë nëna.
“Shumë keq jemi, shumë të mërzitur. Shtëpia është bosh pa të. Kur shikoj krevatin e tij, më kujtohet, më duket sikur është aty. Këtu janë kushtet shumë të këqija. Suvatimi po bie, shtëpia është shumë e keqe.”-thotë një ndër fëmijët e Valentinës.
