Vogëlushi që shikoni në foton e mësipërme quhet Ledian. Është veçse 9 vjeç. I dridhet zëri sepse flet për vëllain e madh që ndodhet i shtruar në spital.
Lotët i dalin kristal, e i përshkojnë protretin e tij të pafajshëm. Lediani lutet me lotët e tij për të vëllanë që rrezikon të shuhet, që nuk e ka parë prej kohësh, që nuk e gjen më në shtëpi, që nuk e ka pranë për të luajtur, që nuk ia ka dëgjuar më zërin e parë fytyrën.
Me zërin e dridhur, Lediani vogël mundet të thotë veçse… “Nuk dua që vëllai im të vdesë…ju lutem të gjithëve, ma shpëtoni vëllain tim”.