“Vëllai u kthye shëndoshë e mirë, Zoti bëri mrekullinë”

Disa kohë më parë emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” prezantoi rastin e një vogëlushi të quajtur Elisjano, i cili ishte i prekur nga leuçemia. Me lot në syt dhe të pashpresë për përballimin e kurimit të të birit, babai e nëna e Elisjanos i luteshin për ndihmë shqiptarëve.

Ndihma për familjen Osmani erdhi, ndërsa mijëra bamirës iu bashkuan kauzës për të ndihmuar vogëlushin. Elisjano u nis për kurim drejt Italisë dhe falë Zotit, sprova u kalua.

Kemi shkuar sërish në shtëpinë e familjes, atje ku na mirpriti gëzimi i Eljos që tashmë ka filluar shkollën. Prekëse janë fjalët e vëllait të madh të Elisjanos, i cili rrëfen se është shumë i lumtur tashmë.

“Jam shumë i lumtur që vëllai im është kthyer shëndoshë e mirë, Zoti bëri mrekullinë.”-tha vëllai i Elisjanos.

Ermira, nëna e vogëlushit, tregoi se i duket sikur i biri ka lindur për herë të dytë.

“E vetmja shpresë për ne ishte fondacioni juaj “Firdeus”. Djali, sikur më lindi për herë të dytë.”-tha Ermira.

Ndërkohë Elisjano vogël, i cili qëndron krah të motrës binjake, deshi ta bëjë një falenderim nga zemra, për këdo shqiptar që dhuroi një lutje apo donacion për të.

“Unë tani bëj detyrat e shkollës, luaj edhe shoh Tv… Faleminderit që më shpëtuat jetën”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *