Vëllai vrau të vëllanë në Tiranë, zbardhet motivi i krimit të rëndë

Ditën e enjte në orët e mëngjesit, një sherr i kahershëm për pronën bëri që një vëlla të vrasë vëllanë. Vehap Cami shkoi të pijë kafe në zonën e Freskut, atje ku jetonte me qira i vëllai, Lulzimi. Atje të dy vëllezërit nisën të debatojnë për një çështje të vjetër, një pronë e përbashkët në vendlindje, në Tërbaç të Dibrës.

63 vjeçari kërkonte që prona të shitej, por vëllai i madh Lulzimi ishte kundër. 68 vjeçari nuk e dinte me gjasë, se Vehapi kishte marrë me vete atë ditë një pistoletë të tipit TT. E pas debatit që zgjati një sërë minutash, nëse duhej shitur apo jo prona, Vehap Cami ka gjetur momentin kur ka qenë i vetëm me të vëllanë. Ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje në kokë. Pak momente më pas, me të njëjtën pistoletë, ai e ka vrarë veten.

Të dy vëllezërit Cami ishin shpërngulur nga Bulqiza në Tiranë në vitet ’90. Vehapi jetonte në Farkë, ndërsa Lulzimi aktualisht në zonën e Freskut, në një shtëpi që kish marrë me qira.