“Sa herë Valdrini smuret, ne marrim këtë kukullën, sepse na duket sikur e kemi vëllain këtu. Mezi pres që vëllai im të shërohet, të vijë në shtëpi pranë nesh.”
Këto janë fjalët e një prej motrave të Valdrinit, 1 vjeçarit që po lufton për jetën në reanimacion.
Motrat e Valdrinit kanë mëse një muaj që nuk e shohin të vëllanë. Si për të mbushur boshllëkun, dy vogëlushet luajnë me një kukull, të cilën e mbajnë në krahë dhe e përkëdhelin, sikur të ishte vëllai i tyre i vogël.