Vendi i pazakontë në Iran, atje ku “çatitë” e shtëpive shërbejnë si rrugët e fshatit

Në zemrën e maleve të Zagrosit në Iran, gjendet një fshat me një arkitekturë të pazakontë. Vendi quhet Sar Agha Seyed dhe ka një veçanti interesante. Tavanet e banesave, shërbejnë si rrugët dhe ‘oborret’ e shtëpive që qëndrojnë sipër, ashtu siç edhe mund të dallohet nga fotot.

Për shkak të pozicionimit vertikal të fshatit, shtëpitë janë ndërtuar në të atillë mënyrë që të lehtësojnë lëvizjen (ngjitjen-zbritjen) e banorëve, shumica dërrmuese e të cilëve jetojnë përmes bujqësisë e blegtorisë.

Shtëpitë janë të ndërtuara me baltë, drurë dhe gurë. Në tërësi banesat ndahen në dy seksione, një për gjënë e gjallë dhe një tjetër për njerëzit.

Vendbanimi atje është mijëvjeçar. Momentalisht, dokumenti i vetëm ekzistues për jetesën në Sir Agha Seyed është një pemë gjenealogjike e familjes Imamzahut, e cila tregon vendbanimin e një personi të quajtur Agha Isa së bashku me të afërmit e tij në këtë fshat mbi 600 vjet më parë.