Veriu i Kosovës, rrëfimet dhe sfidat e oficerëve të policisë: Më ka rënë të qëndroj 72 orë pandërprerë

Që prej 26 majit, kohë kur kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe hynë në godina, oficerët e policisë së Kosovës kanë qenë në krye të detyrës. Në rrëfim për Radio Evropa e Lirë, disa prej tyre kanë treguar se punojnë me orare të tejzgjatura, në kushte jo fort të lehta. Oficerët që pranuan të flasin, refuzuan të dalin hapur (para kameras) dhe kanë folur në kushte anonimati.