“Vetëm thuaju, është bekim prej Zotit” Historia e burrit që pagoi në fshehtësi për ilaçet e nevojtarëve

Burri në foton e mësiprme quhet Hodi Çildres (Hody Childress)… përgjatë 10 viteve ky i moshuar ka paguar në fshetësi dhjetëra fatura farmaceutike për njerëz që nuk kanë patur mundësi të paguajnë për mjekime e medikamente.

Burri mësoi nga miku i tij (farmacisti) se shumë familje të zonës nuk i kishin mundësi të paguanin për ilaçet. Me të mësuar mbi këtë gjë, Hodi i zgjati 100 dollarë farmacistit dhe i tha:
“Paguaju medikamentet atyre që nuk kanë mundësi… vetëm të lutem, mos i trego askujt për këtë. Vetëm thuaju, se është një bekim prej Zotit”

Për çdo muaj, i moshuari shkoi në të njëjtën farmaci dhe për çdo muaj dha para që farmacisti t’u paguante medikamentet nevojtarëve. Për 10 vite, farmacisti nuk e tregoi ‘sekretin’ e burrit 80 vjeçar… derisa shëndeti i Hodit u përkeqësua.
80 vjeçari i tregoi të bijës për gjestin e tij bamirës dhe ia la asaj për porosi që çdo muaj të dërgonte para tek farmacia.
Hodi ndërroi jetë në 1 janar të këtij viti dhe kësisoj, historia e tij u bë publike në mediat amerikane.
“Ka njerëz në komunitet, që kanë jetuar më gjatë falë Hodit… ai ishte një shërbëtor i njerëzve dhe përherë do ta kujtojmë”-tha farmacisti.
Në foto Hody Childress me të shoqen, Martha