Një djalë i quajtur Oliver Reyes nga Tennessee, u hodh në një pellg të ngrirë në fermën e prindërve të tij për të shpëtuar një viç. 16 vjeçarit iu desh të thyente akullin me grushte e bërryla derisa arriti tek viçi dhe mundi ta nxjerrë prej ujit të akullt.
BBC-ja, e cila publikoi videon, mori një prononcim nga i riu i cili tregoi se u hodh në ujin e akullit ‘prej instiktit’ për të shpëtuar viçin.