Video, akti heroik i një qytetari, arrin të shpëtojë 3 fëmijë nga zjarri në banesë

Pa u menduar shumë gjatë, ky qytetar që shikoni në videon e mëposhtme ngjitet me shpejtësi në katin e dytë të një godine dhe bëhet shkas që t’i shpëtojë jetën tre fëmijëve që ndodheshin në një apartament të përfshirë nga flakët.

Siç raportoi “abc7 chicago”, qytetari quhet Juan. Duke mbajtur veten me një dorë, Juan mundi të largojë tre fëmijë nga flakët, derisa në një moment ai rrëzohet në pamundësi për të ruajtur ekuilibrin.

Me ardhjen e zjarrfikësve, një tjetër fëmijë u shpëtua. Të miturit varionin nga mosha 3 muajshe deri në 4 vjeç. Nga flakët shpëtuan po ashtu dhe nëna e babai i fëmijëve. Familja 7 anëtarëshe mori veçse lëndime të lehta.