Një patrullë oficerësh policie ishin lajmëruar se në një bllok me apartamente në Arizona (SHBA) kishte rënë një zjarr. Një prej oficerëve tenton të thyejë xhamat e njërës dritare, ndërsa në sfond dëgjohen klithmat dhe të qarat e dy fëmijëve. Nga hiçi, një i ri vjen aty ndërsa prezencën e tij e regjistron kamerat e trupit të njërit nga oficerët.
Pa u menduar gjatë, i riu arrin të kalojë gardhin dhe të gjitet në një motor kondicioneri. Me duar ai shkëput kornizën e dritares dhe arrin të hyjë në apartament, ndërkohë që shtëllungat e tymit e mbulojnë tërësisht. Oficerët janë ndërkohë poshtë, duke parë gjithë skenën. Pak sekonda më tutje, i riu nxjerr nga apartamenti një foshnje. Vajza kishte të veshur vetëm një pampers. Më tutje i riu hyn sërish në apartament dhe bërtet se ka një tjetër fëmijë… sërish, heroi arrin të dalë nga flakët e tymi me një tjetër fëmijë në krahë, një vajzë 6 vjeçe.
Të dy fëmijët shpëtuan pa lëndime falë këtij të riu. Një prej oficerëve foli me këtë të fundit për ta falenderuar e për t’i thënë që të dilte në publike, por i riu refuzoi duke thënë se dëshironte të mbetej anonim pasi shqetësim për të ishte shpëtimi i fëmijëve dhe jo vëmendja mediatike.
Video u postua nga Inside Edition dhe mori miliona shikime.