Një avion i ‘Delta Air Lines’ në Atlant të SHBA-ve, është detyruar të ndalojë pak momente para se të ngrihej në qiell, pasi një prej motorëve pësoi defekt dhe u përfshi nga flakët.
Si pasojë e incidentit, të paktën 4 persona u lënduan, në avionin që mbante më shumë se 200 pasagjerë.
Avioni kishte arritur një shpejtësi prej 100 miljes në orë (160 km/h) në momentin kur pilotët vendosën të anullojnë fluturimin për shkak të defektit në motor, i cili mori flakë.
Media vendase publikoi pamje, teksa në avion u aktivizuan menjëherë rrëshqitëset prej plastmasi, në mënyrë që pasagjerët të zbrisnin sa më parë prej aeroplanit.