Video, burri ngjitet përmes tubacioneve për të shpëtuar vogëlushin që rrezikon rënien nga lartësia

Një burrë në Kinë është filmuar nga kalimtarët teksa shpëton një fëmijë që rrezikonte rënien nga lartësia.

Pamjet e xhiruara tregojnë momentin kur burri ngjitet përmes një tubi të shkarkimit në pallat dhe i vjen në ndihmë fëmijës. Ky i fundit sapo kishte rënë nga kati i tretë drejt e tek veranda në hyrje të pallatit e po tentonte të hidhej sërish nga lartësia për të zbritur në tokë.