Video, dimër në mesin e pranverës… shi dhe reshje dëbore në disa zona të Shqipërisë

Zonat malore në veri e jug të Shqipërisë janë zbardhur nga dëbora, ndërsa në thuajse të gjithë territorin e vendit ka patur reshje të shkurtra shiu me intensitet të lartë.

Duket se dimrit nuk do t’ja lërë ‘stafetën’ pranverës. Në zonat malore të Dibrës këtë të premte, reshjet kanë shkaktuar bllokimin e përkohshëm të bypassit në Qafë Murrizë. Në Librazhd ndërkohë, ka patur reshje të shumta dëbore në Steblevë. Po ashtu edhe në Bulqizë janë regjistruar reshje të mëdha dëbore, përfshi këtu edhe zonat e Martaneshit.

Trashësia e dëborës ka shkuar në disa cm edhe në zonat e thella në Lëpushë, Kelmend apo Theth.

Ndërkohë në jug, reshje  dëbore ka patur më intensivisht në zonën e Dardhës, Voskopojës si dhe në zonën e Mokrës në Pogradec.

(Video e mëposhtme, filmuar në Qafë Thore, Theth)