Video dramatike, momenti kur i moshuari shpëtohet nga makina e përfshirë nga flakët

Një 71 vjeçar u shpëtua nga makina e tij e përfshirë nga flakët falë vendosshmërisë dhe guximit të disa qytetarëve që ndaluan makinat e tyre dhe i erdhën në ndihmë të moshuarit.

Ngjarja ndodhi në një prej autostradave në Minesota të SHBA-ve atje ku një 71 vjeçar u aksidentua me makinën e tij duke u përplasur me një semafor. I moshuari i quajtur Sam Orboviç mbeti i bllokuar në makinë ndërsa brenda pak sekondave automjeti nisi të përfshihet nga flakët.

Një grup personash që panë ngjarjen ndaluan makinat e tyre dhe i shkua në ndihmë të moshuarit. Shumë prej tyre rrezikuan të digjen prej flakëve që kishin nisur të përfshinin makinën. Pavarësisht rrezikut serioz, i moshuari u nxorr nga dritarja e shoferit falë guximit të qytetarëve.

Në mesin e atyre që vrapuan për të ndihmuar të moshuarin, ishte një i i ri quajtur Kadir Tolla si dhe një infermiere 24 vjeçare  e quajtur Tesa Send.

“Ajo që pashë ishte se shoferi kishte mbetur i bllokuar në makinë, nuk dilte dot.”-tha për median amerikane Kadir Tolla.

“Isha e frikësuar, po dridhesha. Makina u përfshi e gjitha nga flakët. Mund të ndieje nxehtësinë e madhe, teksa tymi mbushi ajrin.”-tregoi infermierja.

I moshuari mbeti i bllokuar në makinë pasi dera e tij nuk mund të hapej për shkak se nuk e lejonte barriera anësore. Shto këtu dhe faktin se makina ishte përfshirë nga flakët dhe në disa momente pati dhe shpërthime zjarri.

Por pavarësisht të gjitha këtyre vështirësive, grupi i kalimtarëve mundi të thyejë xhamin e shoferit dhe prej aty të nxjerrë të moshuarin.

71 vjeçari u dërgua në spital dhe nga ajo që raportojnë mediat vendase, kishte patur veçse disa lëndime të vogla.

“100% është një mrekulli”-tha infermierja 24 vjeçare e cila më tutje shtoi se “nëse disa të panjohur nuk do të ishin bërë bashkë, nuk besoj se shoferi do të ishte gjallë”