Video, droni rezistent ndaj zjarrit mund të ndihmojë zjarrfikësit të shpëtojnë jetë

Një grup studiuesish janë duke zhvilluar një dron i cili mund t’i rezistojë temperaturave të larta e të shërbejë informacione kyçe gjatë orvatjeve të zjarrfikësve për të shpëtuar jetë në raste të emergjencës.

Grupi i studiuesve nga Kolegji Imperial i Londrës si dhe një institut zviceran i quajtur Empa, kanë arritur të krijojnë një dron rezistent ndaj zjarrit. Të dhënat që mund të mbledhë droni në zonat e përfshira nga zjarret, mund të shërbejnë si informacione tepër të vlefshme për zjarrfikësit, përpara se këta të fundit të ndërhyjnë. Droni është veshur me një “xhaketë” prej aeroxheli, një material i ultra i lehtë që ka veti mjaft të mira insuluese.