Video e “MSG”: Sfera masive me panele, bëhet virale në rrjet

Në Las Vegas është inaguruar së fundmi ekrani video më i madh në botë, i cili i bën hotelet dhjetërakatëshe aty pranë, të duken si të vogla.

E quajtur Sfera MSG, kjo strukturë e lartë mbi 100 metër është një sferë me panele video të cilat mund të projektojnë imazhe në sinkron, për të prodhuar pamje/ efekte thuajse ‘hipnotizuese’.

E gjithë sipërfaqja e jashtme e kësaj sfere është e mbuluar me panele LED dhe mund të programohet sipas dëshirës për të ilustruar imazhe fikse apo në lëvizje.