Dukej si një paradë me krimba.
Kështu shkruan New York Post në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale e cila është shikuar nga miliona njerëz. Në qytetin e Biharit, në Indinë lindore, kanë rënë nga qielli mijëra “krimba të bardhë”.
New York Post i referohet medias lokale teksa shkruan se disa nga dyqanet në zonë u mbyllën për të shmangur ndonjë incident, ndërsa ende nuk ka një shpjegim të saktë në lidhje me rastin.
Disa javë më parë në Kinë, u raportua një ngjarje e ngjashme përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Ekspertë të botanikës, shpjeguan se ato që dukeshin si krimba, në fakt ishin një lloj bime (foto mëposhtme)