Video, filmohet në thellësi të mëdha të oqeanit Paqësor një oktapod i rrallë

Një oktapod “dumbo”, me veshë që i përngjajnë një filmi vizatimor të njohur, është parë së fundmi në një video e cila po transmetohej live nga disa eksplorues në oqeanin Paqësor.

Kjo lloj specie e veçantë oktapodi, mund të jetojë deri në thellësi prej 7 mijë metrash dhe pamje e tij është me të vërtetë mbresëlënëse.