Video gazmore: Babai e humb vëmendjen për një moment, shikoni ku e gjen të birin 3 vjeçar

Jo më kot thotë se nëse e heq vëmendjen nga fëmijët sikur qoftë për pak, gjithçka mund të ndodhë. E rasti i mëposhtëm, e tregon më së miri. Vogëlushi në video quhet Ethan. Ai është veçse tre vjeç. Për një moment i ati nuk e kishte patur mendjen teksa merrej me fëmijët e tjerë, por kur ktheu kokën, pa të birin i cili ishte brenda makinetës me arusha. 3 vjeçari kishte mundur të hynte në makinetën e xhamit duke përdorur dritaren e vogël ku mund të marrësh dhuratat.

Policia erdhi në vendin e ngjarjes. Dy oficerët nisën të mendojnë sesi do të mund të nxjerrin 3 vjeçarin prej aty, ndërsa ky i fundit nuk dukej fare i shqetësuar se kishte ngecur në makinetë, përkundrazi…

Rasti ndodhi në Queensland të Australisë, ndërsa media lokale atje ka intervistuar oficerët e babain e djalit. Ky i fundit tregoi se mori të atin në telefon për t’i treguar për rastin komik.

“I çova mesazh tim ati për t’i treguar rastin dhe ai më tha, sa monedha dy dollarëshe ke në xhep”-tha me tone humori babai i 3 vjeçarit.

Babai tregoi se kishte telefonuar kompaninë që merrej me makinetat dhe ata fillimisht ishin keqkuptuar duke i thënë “Sa herë ke futur monedha në makinetë?”

“U tregova se nuk kisha futur monedha, porse në makinetë kishte mbetur i bllokuar im bir dhe se do të doja shumë që ta merrja mbrapsht”-tregoi babai i 3 vjeçarit.