Video, këngëtari Bon Jovi i shpëton jetën një gruaje

Legjenda e rokut, këngëtari i njohur Jon Bon Jovi është kthyer në një hero për komunitetin në qytetin e Nashville të Tenesit (SHBA).

Këngëtari  62 vjeçar ndodhej në urë për të bërë një xhirim për një videoklip të tij, kur ka pikasur një grua që kishte kaluar në anën tjetër të hekurave mbajtës dhe po tentonte të vetëflijohej. Këngëtari i është afruar me kujdes dhe pas pak  çastesh bisedë, gruaja ka vendosur të ndalojë.