Video komike, policët në SHBA ngatërrojnë dhinë për një burrë që thirrte “ndihmë”

Media amerikane dhe BBC-ja kanë publikuar një video komike e cila shumë shpejt u bë virale… dy oficerë policie shihen duke vrapuar drejt disa thirrjeve që përngjajnë me fjalën “help”, (ndihmë në shqip).

Për habinë e oficerëve, nuk ishtë një burrë që po bërtiste për ndihmë, por një dhi. Në media u publikuan filmimet e kamerave trupore të oficerëve, që pasi kuptojnë gafën e tyre i zë e qeshura. Më tutje oficerët takojnë pronarin e fermës dhe i tregojnë se erdhën me vrap, pasi nga larg iu duk sikur dëgjuan thirrje për ndihmë.