Video, luanët e detit i turren turistëve dhe pushuesve në plazhin e Kalifornisë… të gjithë ia mbathin me ‘të katra’

Një grup me luanë deti u turr në drejtim të disa turistëve në plazhin e vogël të La Jolla-s në Kaliforni, teksa pushuesit tentonin të shkrepnin nga afër foto të gjitarëve masivë. Por orvatjet e turistëve për të fotografuar kafshët në këtë zonë të ruajtur, nuk kanë shkuar sipas planit. Luanët e detit i janë turrur turistëve e pushuesve, duke i larguar nga “plazhi i tyre”