Video, makina “fluturon” në kufirin SHBA- Kanada dhe shpërthen në flakë, dy persona të vdekur

Media amerikane ka publikuar pamjet e  kamerave të sigurisë në kufirin e saj me Kanadanë, atje ku një makinë me dy pesona në bord ka ‘fluturuar’ me shpejtësi skëterrë mbi pikën kufitare. Makina më tutje është përplasur me një godinë, duke shpërthyer në flakë.

Dy personat në bord kanë humur jetën. Autoritetet ende nuk e kanë të qartë se përse shoferi i automjetit ka kryer të tilla manovra që në fund i kanë kushtuar jetën. Fillimisht u dyshua për një sulm terrorist, por pas hetimeve të para, pista u hodh poshtë nga autoritetet njujorkeze.

Ngjarja ndodhi në në pikën kufitare në afërsi të Ujëvarave të Niagarës.