Miliona bulktha kanë “pushtuar” një qytezë të vogël në Nevada, teksa bëhen gati për fazën e tyre migratore. Kandrrat gjenden kudo në Elko, ndërsa disa nga banorët e zonës rrëfyen për frikën që i ka zënë.
“I gjen kudo në rrugë duke u zvarritur… të ngjethet mishi”-tha një grua.
Bulkthat në fjalë njihen me emrin ‘Mormon’. Këto insekte nuk kafshojnë apo pickojnë njerëz, por mund të dëmtojnë rëndë të mbjellat.