Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, është arrestuar ditën e sotme (e hënë, 21 tetor) me urdhër të SPAK.
Këto janë momentet e arrestimit të ish- Presidentit Meta, i cili është ndaluar në afërsi të një qendre tregtare në Kthesën e Kamzës.
Meta po nisej për të kryer një konferencë për shtyp në selinë e Partisë së Lirisë, njoftim të cilin e kishte përcjellë përmes rrjeteve sociale.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se masa e sigurisë ndaj Metës është “arrest me burg”.