Video, momenti kur 39 vjeçari goditet nga rrufeja… një oficer i policisë i vjen në ndihmë

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur një 39 vjeçar goditet nga një rrufe, teksa po punonte në një fushë futbolli në Nju Xhersi, SHBA.

Fatmirësisht për të riun, një oficer arriti në kohë dhe përmes masazhit kardio-pulmonar arriti t’i risjellë pulsin 39 vjeçarit. I riu u transportua në spital dhe sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën.