Një grup personash që lundronin në Patagonia të Argjentinës (pjesa më jugore e kontinentit të Amerikës Latine) kanë mundur të filmojnë një rast të pazakontë, momentin kur një pjesë e akullnajës Perito Moreno shkëputet nënujë dhe del në sipërfaqe. Akullnaja e Perito Morenos është akullnaja e shtatë më e madhe në glob.