Video, momenti kur babai i futbollistit shqiptar hyn në fushë e godet portierin e skuadrës kundërshtare

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar së fundmi në serinë C të kampionatit italian, atje ku babai i një futbollisti shqiptar ka hyrë në fushë dhe ka qëlluar me grusht portierin e skuadrës kundërshtare të të birit.

Fjala është për babain e Cristian Shpendit, i cili është dhe vëllai binjak i Stiven Shpendit, futbollistit që tashmë luan në Serie A. Vetë Cristian Shpendi duket se ka një të ardhme mjaft pozitive me 10 gola e 3 asiste në 15 ndeshjet e fundit me Cesena-n.

Por duket se veprimi i fundit i babai të sulmuesit, do t’i kushtojë të gjithë skuadrës së të birit. Cristian Shpendi doli nga fusha i dëmtuar në vetul pas një ndërhyrje të portierit rival Filippo Rinaldi. Pikërisht për këtë, babai i sulmuesit ka hyrë në fushë dhe ka goditur portierin e skuadeës së Olbias.

Sipas medias italiane, Cesena rrezikon gjobë, e madje edhe një dënim të fushës së saj.