Video, momenti kur burri përballet me ariun e zi në oborrin e shtëpisë

Nga qetësia e shtëpisë, shtrirë në shezlong… ky burrë kalon në mbase momentin më të frikshëm të jetës së tij, teksa kthen kokën e ka përballë një ari të zi.

Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, në shtëpinë e një qytetari të quajtur David Oppenheimer. Burri ishte duke u relaksuar nën diell, kur një ari i del përballë. Burri fillimisht ‘ngrin’ dhe mandej instiktivisht tenton të largohet, ndërsa ariu po ashtu reagon duke u larguar.