Video, momenti kur dy shqiptarët sulmohen në Mitrovicën e Veriut

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet kur shihet sesi sulmohen dy të rinjtë shqiptarë, në qendër të Mitrovicës së Veriut.

“Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë.

Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi.

Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës.”-shprehet Ministri Brendshëm.