Video, momenti kur godina rrafshohet nga shpërthimi i gazit në Uashington

Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë momentin kur një godinë njëkatëshe rrafshohet nga një shpërthim i fuqishëm, shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Zjarrfikësit ishin njoftuar nga banorët e zonës për shkak të erës së rëndë. Ky është momenti kur një grup i zjarrfikësve po bëheshin gati për të ndërhyrë, kur shpërthimi rrafshon godinën ku ishte raportuar rrjedhja e gazit.

Fatmirësisht nuk pati të plagosur, përjashto një person i cili u lëndua lehtë pasi u godit nga një prej copëzave të shkëputura prej shpërthimit. Zjarrfikësit fillimisht kishin evakuuar banorët e zonës, përfshi dhe 16 fëmijë në një kopësht aty pranë.