Ishte minuta e 58’ e ndeshjes mes Tiranës e Erzenit (mbrëmjen e djeshme), kur sfida u ndal për disa momente për lojtarët e të dyja skuadrave. Futbollistët që agjëronin kanë hapur iftarin duke pirë ujë apo ngrënë diçka të vogël dhe pas pak minutash, ndeshja ka rifilluar.
Sfida u zhvillua në ‘Elbasan Arena’ dhe përfundoi me fitoren e Tiranës me rezultatin 3-1. Jo të paktë janë futbollistët e superiores, të cilët agjërojnë në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit.