Video, në det për t’u përballur me dallgë mbi 20 metër pavarësisht paralajmërimeve

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara moti i keq dhe stuhitë kanë sjellë batica të mëdha të oqeanit, ndërsa në disa zona krijohen dallgë masive. Pikërisht për këto të fundit, sërfistë nga Brazili, Franca e Portugalia kanë udhëtuar drejt Kalifornisë, për t’u përballur me dallgë mbi 20 metër të larta.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët atje që të qëndrojnë larg zonave me dallgë…e pavarësisht kësaj, ditën e djeshme të paktën 8 vetë përfunduan në spital, teksa shihnin dallgët masive që krijoheshin në brigjet e Kalifornisë.